Pasi që do të regjistroheni me sukses dhe do t'ju konfirmohet lidhja juaj, shënoni emrin tuaj të përdorimit dhe fjalëkalimin. Shtypni në "Konfirmo" dhe menjëherë para jush do të jetë në dispozicion baza elektronike më bashkëkohore e rregulloreve të vlefshme maqedonase.

SI TË KËRKONI NË BAZËN E RREGULLOREVE

kërkuesin kryesor zgjidhni njërën nga kategoritë rregullore ose vendime (Kushtetuta, Ligje, Akte nënligjore, Vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe Vendime të gjykatave të rregullta) dhe shënoni parametrat që i dini.

  • Kategoria "Kushtetuta" e përmban tekstin e Kushtetutës dhe amendamentet e saj, që do të hapen për ju thjeshtë duke klikuar në dokumentin që dëshironi.
  • Në kategorinë "Ligje" kërkimi bëhet në "tekst i konsoliduar". Nëse ligji që kërkoni nuk ka ndryshime, as ndonjë ligj tjetër dhe/ose vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikim në vlefshmërinë e tij juridike, kërkoni ligjin që dëshironi në "teksti bazë"
  • Në fushën "Emri", mund të shënoni emrin e plotë të rregullores, por mjafton edhe nëse e shënoni vetëm një fjalë ose një pjesë të fjalës nga emri i rregullores që t'i fitoni rezultatet e kërkuara.
  • Duke shënuar numrin e saktë të botimit në "Gazeta Zyrtare", mund t'i kërkoni rregulloret përkatëse nga kategoria e dhënë që janë botuar në numrin e kërkuar në "Gazeta Zyrtare".
  • Duke shënuar një vit të caktuar në fushën "Viti" fitoni rezultate të rregulloreve që janë shpallur në atë vit.
  • Për kërkim të ligjeve të shfuqizuara, klikoni në fushën "I shfuqizuar" ligj në këtë kategori dhe varësisht nga të dhënat me të cilat dispononi, shënoni emrin, numrin e Gazetës Zyrtare ose vitin e miratimit si kriter plotësues për kërkim.
  • Aktet nënligjore dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund t'i kërkoni me të njëjtat funksione sikur më lartë, ose me shënimin e emrit ose një pjese të emrit të ligjit lidhur me aktet nënligjore, përkatësisht ligjit ose rregullës nënligjore që e ndryshon vendimi i Gjykatës Kushtetuese
  • Për kategorinë "Akte nënligjore", në mënyrë plotësuese ju është mundësuar kërkimi në "Lloj i aktit nënligjor" (për shembull: rregullore, udhëzim, dekret etj.).
  • Për kategorinë "Vendime të Gjykatës Kushtetuese", është paraparë mundësia për kërkim me shënimin e "U. nr." të vetëm për çdo vendim
  • Në fushat "Viti i shpalljes", numri i shënuar do t'i tërheqë dhe do t'i paraqesë para jush rregullat përkatëse të shpallura në atë vit.
  • Vendimet e gjykatave të rregullta mund të kërkohen në bazë të më shumë parametrave: ligjit në bazë të të cilit janë sjell, numrit të vendimit gjyqësor, vitit të miratimit, emrit të gjykatës (Themelore, e Apelit, e Lartë, ose njëra nga dy gjykatat administrative), llojit të vendimit gjyqësor (aktgjykim, vendim, konkluzion, qëndrim, mendim), si dhe llojit të procedurës gjyqësore (kontestimore, jashtëkontestimore, penale, për kundërvajtje etj.). në kuadër të të cilave ju ofrohet edhe mundësi plotësuese për kërkim në sfera të veçanta (për shembull: të punës, marrëdhëniet e detyrimeve ose kontestet tregtare në kuadër të procedurës kontestimore). Për kërkim më të saktë mund të kombinoni disa ose t'i përdorni të gjitha parametrat.
    Gjatë kërkimit të vendimeve të gjykatave të rregullta sipas numri të vendimit gjyqësor, rezultatet e pritura do t'i fitoni nëse gjatë shënimit të numrit të vendimit leni hapësirë në mes emrit të vendimit (për shembull: ГЖ. бр. 82/13, dhe jo ГЖбр.82/13 ose ГЖ бр.82/13) ose nëse e dini emrin e saktë të vendimit (për shembull, ПРК-С-978/11, dhe jo ПРК С 978/11). Nëse nuk jeni plotësisht të sigurt për emrin e vendimit, mjafton që ta shënoni vetëm numrin e tij (për shembull, 926/2012)

Me shtypjen e tre klasifikime: "AKADEMIKA", "Gjyqësor" dhe "BE", të cilat janë të vendosura mbi kërkuesin kryesor, para jush do të hapen fushat në të cilat gjendet ligji që ju duhet. Duke e pozicionuar kursorin mbi një numër të caktuar, paraqitet emri i zonës përkatëse të "Akademika", "Gjyqësor" ose "BE". Shtypeni dhe para jush do të shfaqen të gjitha tekstet e konsoliduara si dhe teksti bazë i ligjeve, në qoftë se ligji nuk ka ndryshime, ose ndonjë ligj tjetër apo vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikuar në vlefshmërinë e tij ligjore.

Klasifikimet "Akademika", "BE" dhe "Gjyqësor" janë të destinuara për kërkime në sferën e të drejtës, varësisht nga nevojat e përdoruesit të cilit i mungojnë një numër i konsiderueshëm i parametrave hyrëse për shfrytëzim të kërkuesit kryesor ose i cili është i fokusuar në sferë të caktuar të të drejtës ku i nevojiten shumica e informatave plotësuese. Për shembull, "BE" klasifikimi jep pasqyrë të detajuar të përkatësisë së ligjeve maqedonase në sferën përkatëse juridike nga klasifikimi oficial i rregulloreve që përdoret në Bashkimin Evropian, ndërsa klasifikimi "Gjyqësor" është vegël e shkëlqyer për të gjithë juristët e diplomuar të cilët e përgatisin provimin e jurisprudencës. I njëjti jep pasqyrë shumë të mirë të rregulloreve maqedonase të renditura sipas sferave të caktuara me Programin për dhënie të provimit të jurisprudencës. Klasifikimi "Akademika" është mënyra më e lehtë e kërkimit të legjislacionit maqedonas sipas sferave juridike, i dizajnuar në mënyrë të veçantë nga një ekip i ekspertëve me përvojë në AKADEMIK të cilët përvojën e tyre shumëvjeçare në hulumtimet juridike e kanë përshtatur me nevojat tuaja.

Nën kërkuesin kryesor gjendet kërkuesi "kërkimi në të gjithë tekstin" në të cilin duke shënuar një ose më shumë fjalë do t'u paraqiten ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të rregullta të cilat në vet tekstin e përmbajnë fjalën e kërkuar. Gjatë paraqitjes së emrave të ligjeve dhe vendimeve që janë gjendur si rezultat i kërkimit tuaj, nën to paraqiten 3 rezultatet e para ku haset teksti të cilin e kërkoni, të dhëna në kontekst të fjalisë me qëllim që më mirë dhe më shpejtë të shihni nëse këto janë rezultatet e dëshiruara. Ligjet dhe vendimet e paraqitura janë të renditura sipas frekuencës së fjalës që e keni shënuar në to.

Për ato që dinë më shumë informata të detajuara rreth ligjit që e kërkojnë, më së shumti do t'ju ndihmojë vegla "kërkim i avancuar". Klikoni në të dhe para jush do të paraqitet vegla në të cilën mund të kombinoni më shumë parametra për kërkim. Në dispozicion i keni: tekst për kërkim brenda vet ligjit, lloj i aktit të cilin do ta zgjidhni në menun që shpaloset emri ose një pjesë e emrit të aktit, U. nr. për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, numri i "Gazetës Zyrtare" ku është shpallur akti, viti në të cilin është shpallur akti. Opsioni i fundit ju mundëson që t'i kërkoni aktet e shpallura në intervalin kohor që ju përshtatet.

Mundësitë fleksibile për kombinim të parametrave sipas të cilëve dëshironi të kërkoni ju mundësojnë që lehtë dhe shpejtë të vini deri te aktet e dëshiruara.

Në secilën nga mënyrat e shpjeguara më lart për kërkim, rezultatet e kërkimit shfaqen në qendër të faqes. Me shtypjen e titullit të rregullores, ajo shfaqet para jush

PASI QË TA HAPNI RREGULLOREN...

Kur rregullorja e dëshiruar do të hapet para jush, teksti i rregulluar në mënyrë të rregullt është në dispozicionin tuaj. Në pjesën e sipërme në skajin e djathtë gjinden informatat të cilat më afër e shpjegojnë rregulloren: lloji i rregullores, numri i “Gazetës Zyrtare” ku i njëjti është shpallur, data e shpalljes, fushat e klasifikimeve në të cilën gjendet, flamuri shqiptar dhe britanik i cili do ju çojë deri te teksti në gjuhën shqipe dhe angleze të ligjit, në qoftë se i njëjti është përkthyer në momentin që ju kërkoni.

  • Ligjet ofrojnë mundësi që menjëherë t'i shihni aktet nënligjore dhe individuale lidhur me ligjin përkatës dhe t'i hapni me një klikim të thjeshtë. Të njëjtit janë renditur në mënyrë kronologjike për dukshmëri më të madhe.
  • Vlerë plotësuese gjatë paraqitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore është edhe funksioni "Kronologjia" në të cilin në mënyrë kronologjike janë renditur teksti bazë i ligjit, të gjitha ndryshimet dhe/ose plotësimet e tij, përmirësimet, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, që kanë ndikim ligjor mbi ligjin përkatës, përkatësisht ndryshimet dhe/ose plotësimet e aktit nënligjor dhe përmirësimet e tij. Të gjitha aktet e mëparshme hapen me klikim mbi lidhjen përkatëse. Ngjashëm, te Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë janë paraqitur Amendamentet e saj.
  • Nëpër tekstet e akteve, me qëllim që t'ua lehtësojmë kërkimin, gjithkund ku ka nevojë, në mënyrë veçantë janë shënuar fusnota të cilat japin informata plotësuese të dobishme për normat e caktuara ose i shpjegojnë gabimet eventuale të palogjikshme ose nomoteknike. Te "tekst i konsoliduar" nga kategoria "Ligje", fusnota e parë gjithmonë ju shpjegon cilat rregulla tjera ndikojnë në ligjin.
  • Në fund të "tekst i konsoliduar" dhe sipas nevojës në "teksti bazë" hasen edhe shënime dhe paralajmërime, në të cilat në mënyrë të veçantë dhe të kujdesshme janë shënuar të gjitha ato dispozita nga ligjet për ndryshim dhe/ose plotësim ose ligje tjera që kanë ndikim ligjor mbi ligjin të cilin e shihni, por për shkaqe nomoteknike nuk mund të integrohen në vet dispozitat e ligjit. Shënimet dhe paralajmërimet janë vendosur në formën e tyre burimore, ashtu siç janë në rregulloret prej ku merren, ndërsa titulli i tyre gjithmonë vendoset menjëherë para dispozitës së cituar. Përjashtimet e rralla nga ky rregull, gjithmonë përmirësohen me fusnotë, e cila në mënyrë të detajuar e shpjegon çështjen juridike dhe ju ndihmon për dispozitat e paqarta ligjore.
    Në fushën "paralajmërim" (shenjë në formë të pikëçuditjes) janë shënuar të gjitha ato dispozita të ligjeve të cilat e rregullojnë çështjen e hyrjes në fuqi të ligjit përkatësisht fillimin e zbatimit të ligjit të njëjtë, ndërsa të cilat dalin nga rregulli për „vacatio legis“ të rregullt, përkatësisht në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së rregullores.
  • Ligjet gjithashtu, ofrojnë edhe mundësi që ta shihni praktikën gjyqësore të lidhur me to, përmes klikimit të thjeshtë në lidhjen "Vendime të gjykatave të rregullta". Për kontroll më efikas të praktikës gjyqësore sipas ligjit të caktuar, në titullin e secilit vendim gjyqësor shënohen numri i tij, emri i gjykatës që e ka sjell, baza ligjore dhe ligji në bazë të cilit është sjell. Pasi që ta hapni vendimin, përfundimin, mendimin ose qëndrimin që dëshironi, në skajin lartë djathtas do të shihni informatat dhe klasifikimet bazë të vendimit sipas llojit të procedurës gjyqësore në sfera të caktuara, të cilat do ta lehtësojnë analizën ose kërkimin tuaj të mëtejshëm.
  • Përfundimisht, në funksionin tuaj, në mënyrë të veçantë është krijuar "vegla e lirë" që ju ndjek kudo që të gjendeni në tekstin e rregullores dhe ju qëndron në dispozicion. Me të, mund ta zmadhoni ose zvogëloni formatin e tekstit me klikim të thjeshtë në „А А А“ opsionet, të vazhdoni me kërkim të rregulloreve tjera pa u kthyer mbrapa te veglat për kërkim, përmes kërkuesve të krijuar për "Ligje", "Akte nënligjore" dhe "Vendime të Gjykatës Kushtetuese", shpejtë të ktheheni në fillim ose të zbrisni në fund të faqes, si dhe në funksion të kursimit të kohës suaj, të kërkoni një ose më shumë fjalë ose një pjesë të fjalës të ngjyrosen që të jenë të dukshme. Në këtë mënyrë, gjatë leximit të teksteve të mëdha veçanërisht shpejtë do ta gjeni pjesën e rregullores që ju intereson.

Meqenëse pjesa në gjuhën shqipe dhe angleze e këtij programi e përmban Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me amendamentet e saj, si dhe ligje në tekst të konsoliduar ose bazë, për shfrytëzimin e pjesës në gjuhën shqipe ose angleze vlejnë instruksionet e lartpërmendura për përdorim në mënyrë analoge të zbatueshme në atë çfarë përmbajnë këto pjesë të programit.

Keni kujdes në flamurin shqiptar dhe britanik në pjesën maqedonase të Akademika, një klikim i thjeshtë në to do t'ju dërgojë në të njëjtën faqe në pjesën në gjuhën shqipe ose angleze. Dhe anasjelltas, flamuri maqedonas në pjesën në gjuhën shqipe ose angleze do t'ju dërgojë në faqen përkatëse në pjesën në gjuhën maqedonase.

Shpresojmë se veç më jeni të kënaqur me performansat e larta teknologjike të AKADEMIKA të krijuara sipas idesë së ekipit juridik profesional dhe me përvojë.

Punë të mbarë