"Akademika" është përmbledhje elektronike e rregulloreve të vlefshme maqedonase, e rregulluar nga ekspertët juridik të cilët bashkëpunojnë me AKADEMIK, botuesi juaj i preferuar i literaturës juridike.

Përmbledhja përmban më shumë se 3000 ligje maqedonase në fuqi, të paraqitura në tekst të konsoliduar. Përveç tekstit të konsoliduar, shfrytëzuesit e "Akademika" mund të shohin edhe tekstin bazë të ligjit, çdo ndryshim të tij dhe/ose plotësim, përmirësimet, si dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të renditura në mënyrë individuale dhe kronologjike. Ligjeve u bashkëngjiten interpretimet autentike dhe tekstet e plota të akteve nënligjore dhe individuale të cilat i përkasin ose janë sjellë në bazë të ligjit përkatës. Gjithashtu, me këtë ligj është e lidhur edhe praktika juridike relevante - vendimet e gjykatave të rregullta në Maqedoni të miratuara në bazë të ligjit të caktuar.

Ligjet azhurnohen çdo ditë nga ekspertët tanë juridik në qendrën për mbështetje, e cila është në dispozicion të përdoruesve gjatë orarit të punës. Kjo qendër gjithashtu ju ofron edhe ligjet në gjuhën shqipe, në tekst të konsoliduar ose bazë, si dhe më shumë se 200 ligje të përkthyera në gjuhën angleze, gjithashtu në tekst të konsoliduar ose bazë.

Përveç ligjeve në fuqi, në "Akademika" mund t'i gjeni edhe paraardhësit e tyre - ligjet e shfuqizuara, edhe atë si tekste të konsoliduara ose tekste bazë, nëse ligji nuk ka pasur asnjë ndryshim, në gjuhën maqedonase, që janë me rëndësi të veçantë për praktikantët dhe hulumtuesit juridik nga secila sferë e së drejtës.

Ky program kompjuterik është prodhimi më bashkëkohor teknologjik në rajon i cili mundëson që dokumentet të kërkohen sipas emrit, vitit të miratimit ose numrit të gazetës zyrtare në të cilën janë botuar, gjithashtu përdoruesit mund të bëjnë kërkim të shpejtë dhe të zgjuar sipas fjalës kyçe ose sipas klasifikimit të ligjit, që enkas është përgatitur nga ekipi ynë i ekspertëve.

Me një regjistrim të thjeshtë, "Akademika" ju mundëson përdoruesve të vijnë deri te informatat e besueshme dhe të plota përmes qasjes së shpejtë dhe të thjeshtë deri te rregullorja e dëshiruar në tekst të konsoliduar, ndërsa me kërkim të lehtë edhe deri te tekstet bazë dhe ndryshimet e tyre. Me përditësimin e rregulloreve përdoruesit janë të informuar në mënyrë profesionale, të kompletuar dhe të saktë për vlefshmërinë e rregulloreve të nevojshme për punën e tyre, duke kursyer kohë dhe mjete të konsiderueshme financiare për hulumtime cilësore juridike.